Lajme
MINT konfirmon raportimin ekskluziv të Demokracia.com ku në depon e Viva Fresh-it u gjetën 100 mijë litra vaj të fshehura
Demokracia
22:41 | 10 Mars 2022

Share:

Gjatë aksionit të sotëm të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, konkretisht Inspektorati i Tregut në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, janë mbyllur përkohësisht dy depo të operatorëve ekonomikë.

Demokracia.com raportoi sonte ekskluzivisht për mbylljen e depos kryesore të zinxhirit të marketeve “Viva Fresh Store” për shkak se janë gjetur stoqe pa mbulesë më dokumentacione.

Burimet e Demokracia.com thanë se në këtë depo janë gjetur 100 mijë litra vaj të fshehura.

Lajmin e konfirmon edhe Ministria e Indrustrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

EKSKLUZIVE| Mbyllet depoja kryesore e Viva Fresh Store, u gjetën të fshehura 100 mijë litra vaj

Të ngjashme