Milot Rashica dhe Armando Broja janë paraqitur sonte me skuadrat e tyre në Premierligë.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica është aktivizuar në fillim të pjesës së dytë në disfatën e Norwich Cityt në shtëpi nga Chelsea, shkruan Demokracia.com.
Norwich që nuk po kalon një edicion të mirë në elitën e futbollit anglez u mposht 1:3 nga “Blutë” e Londrës të drejtuar nga Thomas Tuchel.
Norwich është i fundit në renditjen tabelore me 17 pikë, kurse Chelsea pozicionohet në vendin e tretë me 56 pikë.
Më shumë minuta se Rashica, kishte sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja.
“Bomberi” shqiptar u aktivizua nga minuta e parë për Southamptonin në humbjen 1:2 nga Newcastle United.
Megjithatë, ndeshja për Brojën mori fund në minutën e 73-të kur liroi vendin për bashkëlojtarin e tij, Armstrong.
Southamptoni ndodhet në vendin e 10-të me 35 pikë, ndërsa Newcastle ka 31 pikë në pozitën e 14-të./Demokracia.com/