Është mbyllur fraksioni i parë i lojës në ndeshjen e Ligës së Evropës mes Barcelonës dhe Galatasarayt.
Rezultati pas 45 minutave të para në stadiumin “Camp Nou” është i barabartë 1:1, shkruan Demokracia.com.
Barcelona statistikisht ishte skuadër më dominuese në këtë pjesëlojë.
“Katalunasit” kishin në radhët e tyre posedimin e topit 66%-34%, ndërsa kishin dy goditje në portë dhe katër tentime.
Skuadra turke në këtë pjesë goditi një herë portën “blaugranase”, përkundër dy tentimeve tjera.
Ndryshe, kjo është ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave në fazën e 1/8 së finales në Ligën e Evropës./Demokracia.com/