Kuriozitete
Momenti i frikshëm – majmuni kapi pulëbardhën dhe e përplasi për vdekje drejt shtyllës
Demokracia
19:30 | 10 Mars 2022

Share:

Një majmun i kopshtit zoologjik u shndërrua në King Kong kur u ngjit në një shtyllë, zuri një pulëbardhë dhe e goditi për vdekje, ndërkaq shikuesit mbetën të tmerruar.

Turistja Bec Adamson dhe djali i saj, Dominik, ishin dëshmitarë të rrahjes brutale prej pesë minutash kur shkuan në kopshtin zoologjik Chester në Cheshire të Anglisë më 26 shkurt.

Në një video të regjistruar nga mamaja 32-vjeçare, majmuni me qime të zeza, që qëndron në shtyllë, rrëmben një pulëbardhë të madhe teksa kalon pranë.

Majmuni e mban zogun nga koka dhe e përplas në mënyrë të përsëritur drejt shtyllës.

Ky momenti i kujtoi asaj skenën ikonike të filmit King Kong, ku gorilla gjigante hip në Empire State Building në qytetin e New York-ut dhe kap aeroplanët nga qielli për t’i shkatërruar.

https://www.youtube.com/watch?v=qz_eLOcFocA

 

Të ngjashme
Kuriozitete • 09 Maj 2025