Sport
Rei Manaj i pandalshëm, vazhdon të shënojë gola me Barcelonën
Demokracia
19:39 | 07 Mars 2021

Share:

Rei Manaj vazhdon të jetë njëri prej futbollistëve kryesor të Barcelonës B.

Në ndeshjen e sotme ndaj Lagosterës, sulmuesi i Shqipërisë ka realizuar gol në minutën e 41-të në fitoren e skuadrës së tij 4:2, shkruan Demokracia.com.

Ky ishte goli i tetë i Manajt këtë edicion me katalunasit.

Manaj pritet të jetë i gatshëm për Shqipërinë në ndeshjet e muajit mars. /Demokracia.com

 

 

Të ngjashme