Sport
“Keq e më keq” për Chelsean, i largohet edhe sponsori kryesor
Demokracia
18:34 | 10 Mars 2022

Share:

Skuadra e Chelseat po kalon një krizë të madhe pas luftës Ukrainë-Rusi, pasi shteti britanik ka ngrirë asetet e presidentit të klubit, Roman Abramovich.

Kompania e telekomunikacionit Three i ka kërkuar Chelseat që të heqë menjëherë markën e tyre nga bluzat e tyre, pasi tashmë ka pezulluar marrëveshjen e sponsorizimit me klubin.

Gjithashtu edhe rreth Stamford Bridge do të largohen logot e kompanisë pas ngrirjes së aseteve të Roman Abramovich nga Mbretëria e Bashkuar.

Chelsea pritet që sonte të luajë me fanella të reja, pa numrin 3 në fanellën e tyre.

Të ngjashme