Sport
Mirlind Daku e “shkundë” rrjetën në Slloveni, realizon për Muran
Demokracia
18:05 | 10 Mars 2022

Share:

Sulmuesi kosovar, Mirlind Daku ka realizuar gol për skuadrën sllovene, Mura në ndeshjen kundër Ljubljana.

Daku që u huazua te Mura në janar, realizoi në minutën e tetë të takimit nga afërsia, shkruan Demokracia.com.

E tëra nisi me një aksion të shpejtë, ku Mulhasjoneviq asistoi për Dakun, i cili nuk gaboi nga afërsia dhe lehtësisht e dërgoi topin në rrjetë.

Ndërkohë, Mura është duke garuar për top tre në mënyrë që të marrin pjesë në kualifikimet për Evropë./Demokracia.com/

Të ngjashme