Sport
Derbi i Mançesterit i takon “Djajve të Kuq”
Demokracia
19:25 | 07 Mars 2021

Share:

Manchester Unitedi e ka fituar kryendeshjen e javës së 27-të në elitën e futbollit anglez.

Në “Etihad Stadium”, lideri i tabelës, Manchester City ishte nikoqir i Manchester Unitedit sot, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja derbi e Mançesterit i takoi “Djajve të Kuq” me rezultat të pastër, 0:2.

Bruno Fernandes nga pika e bardhë (‘2) dhe Luke Shaw në minutën e 50-të ia dhuruan fitoren Manchester Unitedit.

Me këtë fitore, Manchester Unitedi rikthehet në vendin e tretë në tabelë me 51 pikë të tubuara.

Kurse, Manchester City mbetet në vendin e parë me 65 sosh. /Demokracia.com

 

Të ngjashme