Real Madridi e ka eliminuar Paris Saint-Germainin në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.
Padyshim se heroi i mbrëmjes ishte sulmuesi francez, Karim Benzeman, i cili shënoi tregolësh, shkruan Demokracia.com.
Ai ishte poashtu lojtari me notën më të madhe, sipas sajtit prestigjioz të vlerësimeve “SofaScore”.
Lartë paraqitjen e Benzemas e ka vlerësuar edhe veterani i Barcelonës, Dani Alves, i cili në rrjetin social, “Twitter” shkroi;
“Nuk më intereson nëse ai është prej Madridit, është lojtar i mahnitshëm. Më pëlqeu ndeshja”.
Real Madridi kalon në çerekfinale, kurse Paris Saint-Germaini edhe për një edicion tjetër përkundër investimeve të mëdha nuk arrin më larg se këtë fazë./Demokracia.com/