Pas eliminimit të djeshëm nga Reali i Madridit, u raportua se një ngjarje e pakëndshme ndodhi në dhomat e zhveshjes të ekipit të PSG.
Braziliani Neymar dhe portieri Donnarumma, patën një përleshje me njëri-tjetrin dhe thuhet se u kapën dhe me duar.
Pas kësaj, sulmuesi brazilian publikoi bisedat që kishte bërë me portierin, ku ky i fundit i dërgon lajmin për zënkën e tyre dhe i shkruan: “Më fal për dje. Ky informacion është i papranueshëm”.
Më pas Neymari i shkruan: “Amigo! Qetë! Mund të ndodh në futboll… Ne jemi një ekip dhe jemi me ty. Je ende shumë i ri dhe do të fitosh shumë! Ngrihu dhe vazhdo”. /Demokracia.com