Gerhard Progni vazhdon të mbetet lider në listën e golashënuesve edhe pas javës së 24-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Sulmuesi i Gjilanit ka shkuar në kuotën e 16 golave deri më tani këtë edicion, por i ndjekur pas nga Kreshnik Uka i Drenicës, shkruan Demokracia.com.
Futbollisti i Drenicës, Uka ka 15 gola pas dy të shënuarve sot në barazimin 3:3 me Llapin.
Me dhjetë gola në vendin e tretë është sulmuesi i Dritës, Marko Simonovski.
Vendin e pestë në këtë listë e ndajnë Besnik Krasniqi i Prishtinës, Ermal Krasniqi i Ballkanit e Valmir Veliu i Llapit me nga nëntë gola.
Kjo është lista e golashënuesve: