Ish-futbollisti dhe kapiteni i Kombëtares së Ukarinës, Anatoliy Timoshchuk u sulmua brutalisht nga ish-gruaja e tij Nadezhda Navrotska. Ajo nuk zgjodhi fjalët e saj kur iu drejtua atij përmes rrjeteve sociale, e indinjuar që ai nuk e dënoi operacionin special të ushtrisë ruse në Ukrainë.
Federata e Futbollit të Ukrainës ka nisur një procedurë për t’i privuar Anatoli Timoshchuk të gjitha njohjet dhe trofetë e fituar në Ukrainë, duke luajtur për kombëtaren dhe Shakhtar Donetsk, si dhe licencën e trajnerit. Përveç gruas së tij, ai u sulmua publikisht nga futbollistë ukrainas, transmeton Demokracia.com.
“Këta janë të gjithë fëmijët tanë ukrainas, të cilët çdo ditë vriten nga njerëz që tani po u lëpini bythën. Bashkë me ta edhe ju po vrisni fëmijë ukrainas. Ju e bëni këtë çdo ditë kur hani në restorante në Rusi, paguani priftërinjtë dhe kurvat, kur blini rroba dhe furnizoheni me karburant. Ju paguani taksa çdo ditë dhe me ato para blejnë raketa që na vrasin fëmijët tanë”, ka shkruar Navrotska në rrjetet sociale dhe ka shtuar:
“Ju keni zgjedhur të shijoni vuajtjet e fëmijëve tuaj. A mendoni vërtet se është e drejtë? Në fund të fundit, ju mund të shkoni në punë kudo në botë. Pse po rrini në Rusi dhe po paguani për vrasjen e fëmijëve tanë? Dikur më thatë se jam shtrigë, por si çdo nënë ukrainase, dua që ti dhe njerëzit si ti të ëndërrojnë fëmijë të vrarë sa herë të bie në gjumë”, ka përfunduar, Navrotska. /Demokracia.com