Lajme
Dita e 15-të e luftimeve: Ja çfarë po ndodhë sot në Ukrainë
Demokracia
13:33 | 10 Mars 2022

Share:

Ukraina ka hyrë në ditën e 15-të që prej kur Rusia nisi pushtimin, që ka lënë të vdekur mijëra persona deri më tani.

Demokracia.com më poshtë iu sjellë detajet e fundit nga dita e sotme, të përkthyer nga mediat e huaja, rreth situatës Rusi-Ukrainë.

Ministrat e jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës, Sergei Lavror dhe Dmytro Kuleba kanë diskutuar sot në Turqi, në një takim që përfundoi pa ndonjë marrëveshje.

Zyrtarët ukrainas kanë konfirmuar se civilët ia kanë dalë të largohen nga Summy, Enerhodar dhe disa pjesë të tjera të rajonit të Kievit, por evakuimet në Kharkiv dhe Mariupol janë ende të pamundura.

Presidenti Zelensky ka thënë se rreth 35 mijë persona janë larguar nga qytetet ku po luftohet, por shpreson që numri të shkojë deri në 100 mijë, përcjell Demokracia.com.

Tre persona janë konfirmuar të vdekur deri më tani pas sulmit me bomba në spitalin e maternitetit në Mariupol, megjithatë, dyshohet se ka viktima të tjera që kanë mbetur nën rrënoja.

Numri i të vdekurve në Mariupol, qytetin me port, deri më tani ka shkuar në një mijë e 200, derisa situata atje po përshkruhet si apokaliptike.

Rusia ka konfirmuar se ka përdorur armë termobarike në Ukrainë, sipas intelegjencës britanike. Ato janë në gjendje që ta “avullojnë” trupin e njeriut.

Kombet e Bashkuara kanë konfirmuar se që nga 24 shkurti kur filloi pushtimi rus i Ukrainës e deri më sot, rreth 2.2 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina./Demokracia.com/

Të ngjashme