Lajme
Ukraina anëtarësohet në BE? Deklarohet ministri francez
Demokracia
12:36 | 10 Mars 2022

Share:

Ministri i Francës për çështjet në Evropë, Clement Beaune ka konfirmuar se Ukraina do të anëtarësohet ne BE në pak vite.

Këto deklarata ai i bëri në mediat franceze para një takimi me disa liderë të tjerë evropian, përcjell Demokracia.com.

“Besoj thellësisht që Ukraina mund t’i bashkohet Bashkimit Evropian në disa vite, BE-ja do të zgjerohet edhe me Moldavinë dhe Gjeorgjinë, ndoshta edhe me ndonjë shtet tjetër”, ka thënë ai.

Megjithatë, ai shtoi se pranimi i Ukrainës në BE “nuk është çështje për nesër”’.

Ukraina ka apikuar zyrtarisht për t’u bërë anëtarë e BE-së vetëm disa ditë pasi nisi pushtimi rus./Demokracia.com/

Të ngjashme