Imazhe të dhimbshme, që duhet të ishin harruar në histori, vazhdojnë të vijnë nga Ukraina, ku luftimet dhe bombardimet intensifikohen nga dita në ditë.
Autoritetet lokale në qytetin e Mariupolit kanë hapur një varrezë masive së fundmi për të varrosur viktimat e sulmeve ruse, të cilat raportohen të jenë mbi 1200 në ditët e fundit.
Pamjet tronditëse tregojnë punëtorët që hapin një gropë pranë varrezës së vjetër për të futur trupat e viktimave, për të shmangur kështu edhe një emergjencë tjetër në këto kohë lufte – atë shëndetësore, shkruan A2cnn.
Autoritetet në Mariupol kanë deklaruar se kanë hapur varr masiv, pasi është pamundur të bëhet ceremoni varrimi, pasi numri i viktimave është i madh dhe qyteti vazhdon të jetë nën sulmin e vazhdueshëm rus.
Të mërkurën Rusia ka sulmuar një maternitet në Mariupol, ndërsa ka lënë të vdekur tre persona e disa të tjerë të plagosur.