Kryendeshja e javës së 28-të në La Ligën spanjolle është mbyllur baras.
Në “Wanda Metropolitano”, Atletico Madridi ishte nikoqir i Real Madridit, shkruan Demokracia.com.
Ndeshja e zhvilluar në pasditen e sotme u mbyll baras 1:1.
Fillimisht në epërsi kaluan vendasit përmes Luis Suarezit në minutën e 15-të të ndeshjes.
Kurse, skuadra e Zinedine Zidanes barazoi shifrat në minutën e 88-të të ndeshjes përmes Karim Benzemës.
Pas këtij barazimi, Atletico Madridi mbetet lider me 59 pikë të tubuara.
Kurse, Real Madridi në vendin e tretë me 54 sosh. /Demokracia.com