Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Rahovec pasi ka fyer dhe kanosur një infermiere të QKMF-së, raporton Demokracia.com.
Policia ka bërë të ditur përmes raportit se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar , pasi që ka fyer dhe kanosur viktimën femër kosovar e infermiere në QKMF. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e Policisë së Kosovës.