Sport
Sot derbi i madh i Kosovës, Drita – Gjilani
Demokracia
09:16 | 10 Mars 2022

Share:

E gjithë vëmendja e opinionin sportive sot në Kosovë është kah Anamorava, atje ku ndeshen rivalet e zjarrtë, Drita e Gjilani, shkruan Demokracia.com.

Gjithmonë ky ballafaqim ka zgjuar kureshtje të madhe, por këtë herë atë e bënë edhe më të zjarrtë humbja e Ballkanit dje, kështu që një fitore e Gjilanit do ta rikthente në vendin e parë ekipin e Ismet Munishit, derisa një fitore e Dritës do ta rikthente ekipin e Ardian Nuhiut  fuqishëm në luftë për titull.

Ndonëse temperaturat duken të ulëta dhe fusha do të jetë shumë e vështirë, gjithsesi, prapë kureshtja është e madhe.

Një takim tjetër shumë joshës është edhe ai që luhet në “Zahir Pajaziti” ku përballen Llapi e Drenica. Se cila do të festojë në fund mbetet të shihet por e sigurt është se edhe aty do të luftohet shumë për pikë. Të dyja ndeshjet nisin nga ora 13:00. /Demokracia.com

Të ngjashme