Lajme
Këshilltarja e Kurtit e sulmon zyrtaren e lartë amerikane, pastaj e fshin postimin
Demokracia
22:15 | 09 Mars 2022

Share:

Fëllanza Podrmija u bë pishman pak pasi sulmoi zyrtaren amerikane ndihmës-sekretaren amerikane Victoria Nuland.

Këshilltarja e Kurtit shleu shkrimin e bërë në Twitter, ku paraprakisht ia kujtoi diplomates amerikane aeroplanët luftarakë të Vuçiqit ‘mig29’.

Ky reagim erdhi pas telefonatës që Nuland pati me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Diplomatja amerikane e falënderoi Vuçiqin për qëndrimin zyrtar të Serbisë karshi luftës së Ukrainës.

E kënaqur të flas me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku falënderova Serbinë pas mbështetjes së saj për Ukrainën dhe përkushtimin e sa në stabilitetin rajonal. Ne mirëpresim marrëdhëniet e mira të Serbisë me fqinjët dhe përparimin e vazhdueshëm në rrugën e saj evropiane,” – shkruante Nuldand.

Jo, s’është e vërtetë. Serbia nuk qëndron mirë, por jashtëzakonisht mirë me fqinjët e vet. Sidomos kur dërgon në kufi tanke dhe aeroplanë ushtarakë ‘mig29’”, shkroi Fëllanza, pak para se të bëhej pishman.

Zyrtarët amerikanë nga Uashingtoni ende nuk kanë falënderuar dikë nga qeveritarët tanë ngjashëm si Vuçiqin, përkundër përkrahjes masive që erdhi nga Kosova ndaj Ukrainasve.

E si kundërpërgjigje, këshilltarja e Kurtit, për disa minuta zgjodhi t’i sulmojë zyrtarët amerikanë.

Të ngjashme