Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se kërcënimet e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin me armë nukleare janë vetëm blof. Sipas Zelenskyt, Putin vepron kështu ngase asgjë tjetër nuk po i funksionon.
“Mendoj se kërcënimet me armë nukleare janë blof. Është një gjë të jesh vrasës dhe një tjetër të bësh vetëvrasje”, ka thënë Zelensky sot në një intervistë për gazetën gjermane “Die Zeit”.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kishte reaguar me shpejtësi. Veprimet e Putin i kishte quajtur “retorikë e rrezikshme”.