Sport
11-shet startuese: Real Madridi dhe PSG-ja në kërkim të çerekfinales së Champions
Demokracia
19:21 | 09 Mars 2022

Share:

Sonte në mbrëmje do të zhvillohen dy ndeshje interesante në fazën e 1/8-ve të Ligës së Kampionëve.

Në orën 21:00, do të luhet finalja e parakohshme, në stadiumin “Santiago Bernabeu”, Real Madrid – PSG, raporton Demokracia.com.

Ndeshja e parë ka përfunduar me shifrat 1-0 për parizienët, por gjithçka mbetet e hapur duke parë rezultatin minimal të takimit të kaluar.

Pak më shumë se një orë nga fillimi i ndeshjes, trajnerët e të dyjave skuadrave i kanë publikuar formacionet zyrtare.

Real Madrid: Courtois, Carvajal, Militão, Alaba, Nacho, Valverde, Kroos, Modric, Asensio, Benzema, Vinicius Junior

PSG: Donnarumma, Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Nuno Mendes, Danilo, Paredes, Verratti, Mbappé, Messi, Neymar./Demokracia.com/

Të ngjashme