Kryendeshja e xhiros së 24-të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan, ku nesër nga ora 13:00 do të takohen rivalët lokal, Drita dhe Gjilani.
Një ditë para derbit, Drita mbajti konferencë për media, ku kryetrajneri, Ardian Nuhiu dhe futbollisti, Ardian Cuculi folën për përgatitjet dhe pritshmëritë për ndeshjen e nesërme.
Trajneri, Nuhiu theksoi se motivi në ndeshje të tilla nuk mungon dhe se Drita do ta bëjë maksimumin të kthehet te fitorja.
“Nesër na pret një ndeshje e rëndësishme për skuadrën tonë dhe ndeshje e special për tifozët tanë.Te skuadra ime kam parë një motiv të vecantë për këtë ndeshje dhe është punuar mirë në këto dy ditë. Kemi analizuar kundërshtarin në detajet më ë vogla, bëhet fjalë për një kundërshtar që nuk është mposhtur në 20 ndeshje dhe ka individë cilësor. Por, gjithashku kemi edhe ne armët tona dhe potencialin tonë. Është përgatitur ndeshja në përpikmëri, sepse e dijmë vlerën e këtij tre pikëshi nesër. Pas mungesës së rezultateve, do të jetë shumë e rëndësishme të kthehemi te fitorja dhe të vazhdojnë rrugëtimin drejt objektivit tonë që kishim nga fillimi i kampionatit”, potencoi trajneri Nuhiu në konferencë, përcjell Demokracia.com.
Kjo ndeshje është e veçantë edhe për futbollistët dhe në këtë rast, mbrojtësi, Ardian Cuculi, theksoi se nesër është momenti të tregohet potenciali dhe të gëzojnë lojtarin e 12-të, tifozët.
“Nesër do të jetë një ndeshje derbi dhe besoj do të jetë shumë e luftuar. Nuk e kemi menduar këtë ecuri gjatë gjysmë stinorit të ri, por besoj që rezultatet do të vijnë, sepse gjitha ekipet kalojnë një krizë dhe shpresoj që nesër të jetë fundi i saj. Nesër është momenti të tregojmë potencialin tonë, do të bëjmë maksimumin që t’i kënaqim tifozët, ta cilëve ju detyrohemi shumë, sepse kanë qenë gjithmonë lojtari jonë i 12-të. Me ndihmën e tyre shpresoj që do të ngadhënjejmë dhe të dalim fitimtarë nga kjo përballje. Rrespektojmë kundërshtarin, ka një ekip shumë cilësore, mirëpo ne kemi objektivat dhe qëllimet tona dhe shpresoj që të luftojmë, të fitojmë e të gëzojmë gjithë ambientin bardh e kaltërt”, ka thënë Cuculi. /Demokracia.com/