Sport
Djali i Cristiano Ronaldos kopjoi babain e tij dhe tërhoqi vëmendje në rrjetet sociale me lëvizjet e tij
Demokracia
17:16 | 09 Mars 2022

Share:

Cristiano Ronaldo Junior, djali i futbollistit të njohur portugez, i ka kujtuar babait lëvizjet të cilat janë shpërndarë në rrjetet sociale.

Futbollisti i ri dhe i talentuar 11-vjeçar së fundi iu bashkua ekipeve të të rinjve të Manchester United, ku tashmë ka filluar të tregojë talentin e tij.

Edhe pse sulmuesi i Man United, Cristiano Ronaldo nuk po i bën presion djalit të tij, duket se futbollisti i ri në të ardhmen mund të jetë një kopje e babait të tij.

Ronaldo Junior regjistroi lëvizjet nga stërvitja dhe kënaqi tifozët me driblime dhe goditje, të cilat u bënë markë e futbollistit që fitoi pesë herë Topin e Artë në karrierën e tij.

11-vjeçari i United ka bërë fillimisht një driblim në stilin e babait të tij dhe më pas ka treguar se ka një stil të goditjes me grusht si ylli i “Djajve të Kuq”.

Pamjet mblodhën shpejt më shumë se 86,000 pëlqime, dhe në komente shumë fansa theksuan se mund të kishin një “kopje” të vërtetë të portugezit të famshëm në të ardhmen./Demokracia.com/

Të ngjashme