Lajme
Osmani për vdekjën e profesorit Gruda: Vepra që la pas do të jetojë përgjithmonë
Demokracia
17:07 | 07 Mars 2021

Share:

Ushtruesja  e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e profesorit, Zejnullah Gruda.

Profesori universitar Zejnullah Gruda ka vdekur sot, shkruan Demokracia.com.

U.d. e Presidentit Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për familjen dhe bashkëpunëtoret e Grudës.

Osmani në rrjetin social Facebook ka shkruar se veprat që la pas Gruda do të jetojnë gjithmonë.

“Sot iku edukuesi i shumë brezave, Prof.Dr.Zejnullah Gruda, por shembulli i tij e vepra që la pas do të jetojnë përgjithmonë. Ngushëllime familjes Gruda si dhe të gjithë bashkëpunëtorëve e brezave të shumtë të studentëve që patën nderin ta kenë Profesor”, shkruan Osmani.

Postimi i plotë i Osmanit, pa ndërhyrje:

Lamtumirë Profesor!

Sot iku edukuesi i shumë brezave, Prof.Dr.Zejnullah Gruda, por shembulli i tij e vepra që la pas do të jetojnë përgjithmonë.

Ngushëllime familjes Gruda si dhe të gjithë bashkëpunëtorëve e brezave të shumtë të studentëve që patën nderin ta kenë Profesor./Demokracia.com/

Të ngjashme