Liverpooli e ka pësuar humbjen e gjashtë radhazi në shtëpi në kuadër të kampionatit elitar anglez të futbollit, Premierligë.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të, Liverpooli ishte nikoqir i Fulhamit, shkruan Demokracia.com.
Ndeshja që u zhvillua në “Anfield” i takoi Fulhamit me rezultat minimal, 0:1.
Lemina e shënoi golin e vetëm dhe të fitores për Fulhamit në minutën e 45-të të ndeshjes.
Sot për Liverpoolin, futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri luajti nga fillimi e deri në fund.
Me këtë humbje, Liverpooli mbetet në vendin e shtatë në tabelë me 43 pikë, kurse Fulhami në vendin e 18-të me 26 sosh. /Demokracia.com