Skuadra e Istogut ka ngushëlluar familjen Rugova për ndarjen nga jeta sot të veprimtarit dhe ish-kryetarit të Komunës, Haki Rugova, shkruan Demokracia.com.
Istogu e ka cilësuar Hakiun si një bashkëpunëtor shumë të mirë që e ka ndihmuar klubin gjithmonë në momentet më të vështira. Ai ishte një adhurues i madh i futbollit, derisa nuk mungoi pothuaj në asnjë ndeshje të skuadrës së Istogut.
Postimi i plotë i FC Istogut:
Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish kryetarit të komunës së Istogut Haki Rugova.
E nderuara familja Rugova
Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta e më të dashurit tuaj, Haki Rugova , ndaj ju lutem na lejoni që në emër të Presidentit të klubit, Faton Bytyqi, kryesisë, stafit dhe futbollistëve të klubit, të ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta.
Haki Rugova si kryetar i komunës së Istogut, kontriboj shumë për klubit e futbollit të Istogut, duke i ndihmuar gjithmonë kur kishte me së shumti nevojë. E duke qene prezent në çdo ndeshje në stadium për të përkrahur ekipin, pasiqe edhe vete në rinin e tije ishte një sportistë i dalluar.
I lehtë të qoftë dheu i Kosovës, z.Rugova
Me respekt,
FC ”Istogu”. /Demokracia.com