Sport
U dëmtuan në sfidën me Liverpoolin, dy titullarët e rëndësishëm të Interit rrezikojnë duelin ndaj Torinos
Demokracia
09:41 | 09 Mars 2022

Share:

Stefan de Vraj dhe Marselo Brozoviç ishin dy humbjet e mëdha të Interit gjatë ndeshjes.

Mbrojtësi holandez pati një shqetësim muskulor në pulpën e majtë që e detyroi të luante vetëm një pjesë, ndërkohë që i njëjti shqetësim ishte edhe për kroatin që la fushën në mes të pjesës së dytë.

Nga ekzaminimet paraprake situata nuk duket aq e thjeshtë dhe të dy rrezikojnë të mungojnë për ndeshjen e ardhshme ndaj Torinos të dielën, por duke pasur parasysh ditët në dispozicion, stafi mjekësor i Interit do të synojë rikuperimin. /Demokracia.com

Të ngjashme