Zhvillimet kyçe të ditës së martë kanë qenë këto:
Shtetet e Bashkuara kanë vënë ndalesë të plotë në importet e naftës dhe gazit rus
Rusia më pas ka thënë se do të vendosë ndalesë në eksportin e disa lëndëve të para, ndonëse nuk dihet ende në çka dhe kush do të preket.
Disa kompani tjera të mëdha kanë thënë se do të pezullojnë punën e tyre në Rusi, përfshirë McDonald’s, Starbucks, Coca-Cola dhe PepsiCo.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka përsëritur thirrjet për zonë të ndalim-fluturimit mbi Ukrainë dhe i ka kërkuar Perëndimit më shumë sanksione ndaj Rusisë. Ai i ka bërë këto deklarata në një fjalim historik para Parlamentit britanik, përmes video-lidhjes.
Polonia ka thënë se është e gatshme të dorëzojë të gjithë aeroplanët ushtarakë MiG-29 në Gjermani dhe t’i vendosë në dispozicion të Qeverisë amerikane.
Më shumë se dy milionë refugjatë kanë ikur tashmë nga Ukraina, prej nisjes së luftës më 24 shkurt, kanë thënë Kombet e Bashkuara.