Sport
Nuhiu pas fitores ndaj Feronikelit: Kemi qenë më kërkues, kemi luftuar shumë dhe në fund u shpërblyem me fitore
Demokracia
16:08 | 07 Mars 2021

Share:

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka reaguar pas fitores së skuadrës së tij ndaj Feronikelit.

Në kuadër të javës së 23-të në Superligën e Kosovës, Drita mundi Feronikelin në Drenas me rezultat minimal, 0:1, shkruan Demokracia.com.

Pas ndeshjes, trajneri shqiptar nga Maqedonia e Veriut u shpreh i kënaqur me fitoren.

“E kemi ditur që do të jetë ndeshje e vështirë e luftuar. Kemi pasur rastin të ndëshkojmë me kundërsulme kemi qenë më kërkues dhe kemi luftuar shumë dhe në fund u shpërblyem me fitore”, ka thënë Nuhiu për “Art Sport”, duke vazhduar:

“Goli në këto minuta sjell emocione më shumë më gëzoi fakti që realizoi Festim Alidema, pasi ka punuar shumë për këtë ditë dhe më vjen mirë që i erdhi goli”. “Çdo futbollist është i rëndësishëm por edhe tjerët që u paraqiten bënë maksimumin e tyre dhe më vjen mirë që u fitua ndeshja”, deklaroi Ardian Nuhiu. /Demokracia.com

Të ngjashme