Sport
Gazetari Krasniqi: Derbi Drita – Gjilani është hijeshia e kampionatit, “kuqebardhët” festojnë në fund
Demokracia
23:12 | 08 Mars 2022

Share:

Kanë mbetur më pak se 48 orë deri në kohën kur Drita dhe Gjilani zhvillojnë derbin numër 39-të ndërmjet vete.

Të enjten me fillim nga ora 13:00, rrugët e qytetit çojnë në drejtim të stadiumit, ku dy ekipet rivale synojnë të ngjyrosin qytetin me njërën nga ngjyrat që simbolizojnë dy klubet.

Shpatmal Krasniqi, gazetari i njohur i sportit dhe redaktor në “Zëri” vlerëson se derbi gjilanas është hijeshia e kampionatit.

Anamorava nën “ethet” e derbit: Statistikat, historiku i dueleve direkte dhe parashikimet e njohësve për sfidën Drita – Gjilani

Sipas tij, pas 90 minutave do të jenë “kuqebardhët” ata që do të festojnë.

“Dueli Drita – Gjilani është hijeshia e kampionatit. Uroj dhe shpresoj se do të ruhet nga të gjithë qytetarët e Gjilanit dhe jo vetëm. Kjo ndeshje është me rëndësi të madhe pasi që të dyja ekipet po luftojnë për titullin kampion. Drita është më në presion pasi ka mbetur më prapa liderit Ballkanit“, theksoi Krasniqi për Demokracia.com, duke shtuar:

“Derbi Drita – Gjilani është ndeshje e madhe dhe shumë e rëndësishme për të dyja ekipet. Mendoj se kësaj radhe qytetin e Gjilanit do ta sundojë SC Gjilani. Duket se trajneri, Ismet Munishi ia ka marr dorë dorën derbit pasi që ka fituar dy herë ndaj Dritës në këtë edicion“. /Demokracia.com/

Të ngjashme