Bayern Munichu është skuadra e parë që ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
“Bavarezët” e demoluan Red Bull Salzburgun në ndeshjen e dytë me rezultat të thellë 7:1 në stadiumin “Allianz Arena”, shkruan Demokracia.com.
Robert Lewandowski, sulmuesi polak shkëlqeu me het-trik të golave në këtë përballje. Polaku realizoi në minutat 12’, 21’ dhe 23’.
Muller gjithashtu kontribuoi me dy gola (54’, 83’), kurse nga një gol regjistruan edhe Gnabry (31’) dhe Sane (86’).
Golin e vetëm për austriakët në Gjermani e shënoi Kjaergaard (70’). /Demokracia.com/