Është mbyllur në mënyrë dramatike ndeshja e sotme mes Feronikelit dhe Dritës në Drenas.
Në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, ish-kampioni i Kosovës, Feronikeli ishte nikoqir i kampionit në fuqi, Dritës së Gjilanit, raporton Demokracia.com.
Ndeshja e zhvilluar sot u mbyll me fitoren e Dritës, 0:1.
Me këtë fitore, Drita mbetet lider me 50 pikë të tubuara.
Kurse, Feronikeli në vendin e gjashtë me 27 sosh.
Ndeshjen e ardhshme, Feronikeli e luan si mysafir i Trepçës ’89, kurse Drita luan derbin gjilanas ndaj Gjilanit. /Demokracia.com