Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini e zhvillojnë të mërkurën ndeshjen e kthimit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e parë e zhvilluar në “Parkun e Princave” përfundoi me fitoren e ekipit francez me rezultatin minimal 1:0.
Në duelin e nesërm, skuadra e Real Madridit nuk mund të llogarisë në shërbimet e dy futbollistëve mjaft cilësor.
Ferland Mendy dhe Casemiro janë të suspenduar, shkaku i kartonave dhe janë mungesa e madhe e Ancelottit në këtë sfidë.
Ndryshe, përballja e zjarrtë në kryeqendrën spanjolle, në Madrid nis nga ora 21:00.
Lista e plotë e lojtarëve të ftuar të Real Madridit:
Portierë: Courtois, Lunin, Fuidias
Mbrojtës: Carvajal, Militao, Alaba, Vallejo, Nacho, Marcelo
Mesfushorë: Kroos, Modric, Valverde, Vazquez, Ceballos, Isco, Camavinga
Sulmues: Hazard, Benzema, Asensio, Jovic, Bale, Vinicius, Rodrygo, Mariano./Demokracia.com/