Drejtori i CIA-së ka theksuar se ndërmjet 2000 deri në 4000 trupa ruse janë vrarë në Ukrainë që nga 24 shkurti, shkruan Sky News.
William Burns shtoi alarmin se “javë të shëmtuara” po vijnë në Ukrainë, derisa Rusia po vazhdon pushtimin e saj ‘brutal dhe të paarsyeshëm”.
Gjerësisht besohet se Moska ka pësuar humbje të mëdha në konflikt, i cili ka hyrë në ditën e tij të 13-të.
Gjithsesi, Rusia ka pohuar se vetëm 498 ushtarë të saj janë vrarë, shumë më pak se numrat e paraparë nga agjencia amerikane e inteligjencës.
Në ndërkohë, ushtria ukrainase beson se ky numër shkon deri në 12.000.