Një urim i veçantë në këtë Ditë Ndërkombëtare të Gruas, 8 Mars, ka ardhur edhe për Fifin.
Këngëtarja ka marrë një dedikim sot nga i dashuri i saj, Adis Patushi.
Ky i fundit ka publikuar një fotografi me Fifin, teksa ka shkruar se ajo e ka mësuar ta dojë një femër.
“Ti m’ke tregu e m’ke msu me e dasht femren! M’ke msu me e kuptu se kush je. Ti je forca e femres. Gëzuar 8 Marsin dashni”, ka shkruar Patushi.
Adisi dhe Fifi vetëm dy muaj më parë bën publike lidhjen e tyre të dashurisë.
Njohja e tyre erdhi menjëherë pas daljes nga Big Brother VIP, përmes Kledi Hysës, i cili e ka edhe familjar Adisin.