Është mbyllur në mënyrë dramatike ndeshja e sotme mes Feronikelit dhe Dritës në Drenas.
Në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, ish-kampioni i Kosovës, Feronikeli ishte nikoqir i kampionit në fuqi, Dritës së Gjilanit, raporton Demokracia.com.
Ndeshja e zhvilluar sot u mbyll me fitoren e Dritës, 0:1.
Lëndim i rëndë në kokë, Pllana lëshon fushën pak para përfundimit të ndeshjes Feronikeli – Drita
Të dyja skuadrat i kishin rastet e tyre për të shënuar, por rrjetat nuk u tundën deri në minutat e fundit të ndeshjes.
Në kohën shtesë, Festim Alidema shënoi golin e fitores për Dritën.
Ndeshjen e ardhshme, Feronikeli e luan si mysafir i Trepçës ’89, kurse Drita luan derbin gjilanas ndaj Gjilanit. /Demokracia.com