Lajme
Diplomacia e grave| Kosova përfaqësohet me dhjetë ambasadore nëpër botë
Demokracia
21:02 | 08 Mars 2022

Share:

Gratë e Kosovës shpesh kanë treguar se janë diplomate më të mira se burrat, ndonëse përfaqësimi i tyre mbetet ende i vogël.

Rastet e përballjes me politikanët serbë të ish-ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, kur paraqitej në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duartrokiteshin nga të gjithë pa dallime partiake, shkruan Demokracia.com.

Ballafaqimi i saj i drejtpërdrejtë me ministrin e jashtëm serb, Ivica Daçiq, në këto seanca të Këshillit të Sigurimit, ka bërë që ambasadorja Çitaku të fitonte simpati popullore për mënyrën sesi e mbronte luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Republikës së Kosovës. Ajo veçohet për ngritjen e zërit për të zhdukurit dhe viktimat e dhunës seksuale të forcave serbe në Kosovë.

Por, përfaqësimi i grave mbetet i ulët, ndonëse Kosova dhe diplomacia e saj udhëhiqen nga dy gra, presidentja Vjosa Osmani dhe kryediplomatja Donika Gërvalla – Schwarz.

Vetëm dhjetë gra drejtojnë ambasadat e Kosovës nëpër botë, ku prej tyre shtatë janë ambasadore dhe tri të ngarkuara me punë të ambasadores.

Kosova në Australi përfaqësohet nga e ngarkuara me punë Zana Mehmetaj, shkruan Demokracia.com.

Në Republikën Çeke, vendi përfaqësohet nga Albesjana Iberhysenaj-Kapitaj.

Ambasadore e Kosovës në Hungari është Gjeneza Budima, ndërsa ambasadore në Ambasadën e Italisë është emëruar Lendita Haxhitasimi.

Në Ambasadën e Malit të Zi, Kosova përfaqësohet nga Ariana Zherka-Hoxha.

Në Ambasadë e Suedisë është e emëruar ambasadore Shkendije Geci-Sherifi. Ndërsa, në shtetin e Panamasë, e emëruar ambasadore është Heroina Telaku.

Në Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi është emëruar Vladimira Popovica.

Ulpiana Lama është e ngarkuar me punët të ambasadores në Tajlandë dhe Ines Demiri është e ngarkuar më punë në Ambasadën e Izraelit. /Demokracia.com/

Të ngjashme