Tri ndeshje interesante janë zhvilluar në mesditën e sotme në kuadër të Ligës së Parë në futbollin e Kosovës.
Një ndeshje është zhvilluar në grupin A, kurse në grupin B dy ndeshje, shkruan Demokracia.com.
Interesant është fakti se të tria ndeshjet janë mbyllur pa fitues.
Dueli mes Onixit dhe Vëllaznimit në grupin A është mbyllur me rezultat 1:1.
Kurse, ndeshjet Ulpiana – Ferizaj dhe Kika – Flamurtari në grupin B janë mbyllur baras 0:0. /Demokracia.com