Sport
Messi dhe bashkëlojtarët e tij votojnë për zgjedhjet presidenciale të klubit të Barcelonës
Demokracia
14:32 | 07 Mars 2021

Share:

Shumë futbollistë të Barcelonës kanë votuar në zgjedhjet presidenciale të klubit katalunas sot në “Camp Nou”, përfshirë edhe Lionel Messin.

Messi erdhi në stadium me djalin e tij, Thiagon, për të votuar në zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e klubit, shkruan Demokracia.com.

Sergio Busquets, Jordi Alba, Sergi Roberto dhe Riqui Puig gjithashtu kanë votuar, derisa Gerard Pique pritet të votojë më vonë.

https://www.facebook.com/ESPNFC/videos/485382332493108

Gjithashtu edhe futbollistët e Barcelonës B kanë votuar, përfshirë Roger Rieran dhe trajnerin Garcia Pimienta.

Tre kandidatët final për president janë Joan Laporta, Toni Freixa dhe Victor Font.

Fituesi pritet të zgjidhet në mbrëmjen e sotme. /Demokracia.com

Të ngjashme