Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen derbi mes ish-kampionit Feronikelit dhe kampionit në fuqi, Dritës.
Ndeshja që po luhet në “Rexhep Rexhepi” në Drenas, është duke u zhvilluar baras pa gola pas 45 minutash, shkruan Demokracia.com.
Të dyja skuadrat i kishin rastet e tyre, por pa arritur t’i konkretizojnë ato.
Ndryshe, kjo sfidë është e vlefshme për javën e 23-të në Superligën e Kosovës në futboll. /Demokracia.com