Sport
Trishtim i madh:  Në moshën 19-vjeçare vritet talenti i madh ukrainas
Demokracia
09:54 | 08 Mars 2022

Share:

Basketbollisti i talentuar 19-vjeçar Bogdan Popov është vrarë në luftën në Ukrainë, raportojnë mediat ukrainase.

Popov ishte një basketbollist i talentuar ukrainas që luajti për ekipet kombëtare të të rinjve të atij vendi. Ai kishte mesatarisht 13 pikë dhe 19 kërcime për ndeshje. Ai ëndërronte universitetin dhe të luante në Amerikë, transmeton Demokracia.com.

Hapi i tij i ardhshëm ishte të luante për UCLA Bruins, një ekip NCAA.

Mirëpo, në vend që të shkonte në SHBA, Popov vendosi të shkonte në luftë dhe fatkeqësisht erdhi një lajm tragjik, Ukraina dhe ndoshta Evropa mbetën pa një basketbollist të talentuar. /Demokracia.com

Të ngjashme