Sport
Ndodh mrekullia: Tatuazhi i Maradonës dhe fotografia me Messin i shpëtoi nga vdekja gazetarët e huaj në Ukrainë
Demokracia
09:26 | 08 Mars 2022

Share:

Një grup gazetarësh nga Amerika e Jugut kishin shkuan në Ukrainë për të raportuar për konfliktet e luftës në atë vend me Rusinë.

Ndërsa kryenin detyrën, ata u ndaluan nga policia speciale nën dyshimin për spiunazh dhe u dërguan në mbajtje.

“Në postbllok policia na sekuestroi dokumentet, kamerat, celularët dhe na çoi në stacion. Na morën në pyetje ashpër, u bindën se ishim diversantë dhe spiunë”, tha gazetari argjentinas Guillermo Paniza.

Ata nuk flisnin mirë anglisht, gjë që ishte një problem i madh. Për fat të mirë, doli edhe një herë se futbolli thyen të gjitha kufijtë dhe pengesat. Një nga oficerët e policisë pa pasaportën time argjentinase dhe më tha “Messi dhe Maradona”. Gjithçka ndryshoi. Kolegu im Juan Zamudio dëgjoi që ai përmendi Maradonën, ndaj tregoi tatuazhin e Maradonës në këmbën e tij.

Falë “dorës së Zotit” dhe futbollit, ne dolëm pa asnjë problem”. Më vonë Guillermo i kërkoi policisë t’i jepte telefonin për t’i treguar diçka nga fotoja që ka me Messin.

Kështu ikonat e futbollit i nxorën nga një situatë jashtëzakonisht e pakëndshme. /Demokracia.com

Të ngjashme