Edon Zhegrova gjeti golin e parë me fanellën e Lille në Ligue 1 teksa sulmuesi i Kosovës realizoi në fitoren 4-0 të skuadrës së tij ndaj Clermont.
I transferuar në Francë merkaton e janarit, 22-vjeçari po nis të shpalosë kualitetet e tij ndërsa në një intervistë të fundit thekson se pavarësisht se u aktivizua nga pankina, ai luan në të njëjtën mënyrë teksa shton se pret që të shënojë edhe në sfidat e radhës.
Edon goli i parë me Lille, ishte një mbrëmje perfekte për ju dhe skuadrën: “Mbi të gjitha unë jam i lumtur që morëm tre pikët. Ishte një fitore e rëndësishme dhe skuadra bëri shumë mirë duke fituar me rezultatin 4-0.
“Jam i lumtur për golin e parë, shpresoj të shënoj sërish. Unë punoj shumë pavarësisht nëse shënoj apo jo dhe kur trajneri më jep mundësinë të zbres në fushë unë jap më të mirën për skuadrën. Në momentin e golit tentova menjëherë portën se kisha hapësirë, edhe pse goditja u devijua pak nga mbrojtësi unë jam sërish i lumtur për realizimin”.
Të shënosh kur vjen nga stoli është gjithnjë e rëndësishme.
“Është e rëndësishme për çdo lojtar dhe unë kur futem në fushë nga stoli, nuk më intereson nëse skuadra ime është duke fituar 5 apo 10 me zero, mundohem të bëj gjithnjë maksimumin. Çdo lojtar duhet ta bëjë këtë”.
Si po shkon ambientimi me skuadrën e re?
“Shumë mirë, si me shokët e skuadrës po ashtu edhe me stafin teknik. Më mirëpritën prej ditës së parë dhe jam shumë i lumtur”.
Publiku iu ka me sy të mirë- “Po edhe fansat më motivojnë shumë, jam shumë i lumtur dhe shpresoj të festojmë më shumë gola së bashku në të ardhmen”.