Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Schwarz, prej që e ka marrë detyrën ka shkaktuar huqje të njëpasnjëshme diplomatike.
Edhe sot në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme ka ndodhur një huqje tjetër diplomatike.
Në njoftimin e lëshuar nga kjo ministri thuhet se “Gërvalla ka pritur sot në takim Ambasadoren jorezidente të Emirateve të Bashkuara Arabe në Mal të Zi, Nabila Al Shamsi”, raporton Demokracia.com.
Në fakt, Nabila Al Shamsi është Ambasadore e Emirateve të Bashkuara Arabe në Mal te Zi, jo-rezidente për Kosovë dhe jo siç e theksohet në postimin e ministrisë si “Ambasadore jo-rezidente në Mal të Zi”.
Gërvalla është recidiviste e pa përmirësuar në huqje të njëpasnjëshme në rrjetet e saj zyrtare. Ajo ka ngatërruar edhe flamurin e NATO-s me atë të OKB-së dhe flamurin e Andorrës me atë të Moldavisë.
Ndryshe, MPJ dhe ministrja Gërvalla janë kritikuar edhe më herët për postimet në Twitter, sidomos për atë që kishte të bënte me Rusinë, kur dyshohej se ishin shërbyer edhe “google translate”./Demokracia.com/