Sport
Eroll Salihu suspendohet për gjashtë muaj nga FFK
Demokracia
18:20 | 07 Mars 2022

Share:

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës e ka suspenduar për gjashtë muaj Eroll Salihun, drejtorin për çështje sportive dhe Këshilltar Senior Ligjor.

Sipas njoftimit të lëshuar në uebfaqen e FFK-së, Salihu ka bërë shkelje të Kodit të Etikës.

Gjithashtu thuhet se i njëjti ka shkelur urdhëresën e FFK-së, ku u ndalohet zyrtarëve të FFK-së të deklarohen për media pa marrjen e pëlqimit nga drejtuesit e FFK-së.

“KE mori vendim për suspendimin për 6 muaj të z. Eroll Salihu, drejtor për çështje sportive dhe Këshilltar Senior Ligjor, pasi që i njëjti ka bërë shkelje të Kodit të Etikës si dhe ka shkelur urdhëresën e FFK-së, ku u ndalohet zyrtarëve të FFK-së të deklarohen për media pa marrjen e pëlqimit nga drejtuesit e FFK-së. KE shqyrtoi edhe Parashtesa dhe ankesa drejtuar këtij organi”, thuhet në njoftim.

Eroll Salihu në gusht të vitit të kaluar kishte dhënë dorëheqje nga posti i sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Futbollit të Kosovës./Demokracia.com/

Të ngjashme