Sport
Limani me mesazh të fuqishëm për “bardhekaltrit” në prag të derbit kundër Gjilanit
Demokracia
17:40 | 07 Mars 2022

Share:

Derbi më i madh në Kosovë, ai kundër Gjilanit, e ka gjetur Dritën në një situatë jo edhe të mirë.

Nënkampionët në fuqi të Kosovës do të hyjnë në duelin e të enjtes pas dy humbjeve radhazi në kampionat, me ç’rast një disfatë në derbi do të ishte “fatale” për ta në luftë për  titull të kampionit, raporton Demokracia.com.

Zemër tifozëve të Dritës në prag të derbit të madh kundër rivalëve të përbetuar të qytetit u ka dhënë kapiteni, Ardian Limani.

Mbrojtësi i krahut që është pjesë e Dritës nga kategoritë e reja, u është drejtuar atyre përmes llogarisë në rrjetin social, Facebook.

“Bashkë jemi më të fortë! Ta kthejmë krenarinë së bashku! Më shumë se kurrë kemi nevojë për ju! Intelektualët”, shkruan kapiteni i Dritës, Ardian Limani.

Përballja e madhe mes rivalëve të urryer luhet në stadiumin e qytetit në Gjilan, të enjten me fillim nga ora 13:00. /Demokracia.com/

Të ngjashme