Sport
Dramë te PSG-ja para përballjes me Real Madridin: Mbappe përfundon në spital pas stërvitjes
Demokracia
17:24 | 07 Mars 2022

Share:

Kylian Mbappe në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve e mundi pothuajse i vetëm Real Madridin.

Megjithatë, sipas mediave më të njohura sportive franceze, ai me shumë gjasa nuk do të mund të luajë në ndeshjen e kthimit dhe shkak të një lëndimi që ka pësuar gjatë seancës së fundit stërvitore, përcjell Demokracia.com.

Gjithashtu L’Equipe, Le Parisien, RMC Sport deklarojnë se futbollisti i kombëtares franceze ka përfunduar në spital, për t’iu nënshtruar menjëherë ekzaminimeve në këmbë dhe stafi i spitalit amerikan ku ndodhet sulmuesi i PSG-së dyshohet se nuk është shumë optimist se ai do të jetë në dispozicion të trajnerit Mauricio Pochettino të mërkurën nga ora 21:00 në “Santiago Bernabeu”.

Kujtojmë, ndeshjen e parë PSG e fitoi me 1:0 me golin e Mbappes në minutën e 94-të.

Më parë, PSG humbi një numër të madh rastesh dhe lojtari më i rrezikshëm për Realin ishte Mbappe, kështu që mungesa e tij eventuale në ndeshjen e kthimit do të jetë një goditje e madhe./Demokracia.com/

Të ngjashme