Sport
Sportisti që provokoi me simbole ushtarake ruse pritet të dënohet rëndë
Demokracia
15:16 | 07 Mars 2022

Share:

Gjimnasti rus, Ivan Kuliak nuk do të shpëtojë pa ndonjë dënim.

Atleti rus arriti të kapte podiumin në garat e gjimnastikës por vëmendje më të madhe mori me provokimin që i bëri të gjithëve.

Kuliak u paraqit në podium me një fanellë që mbante shkronjën “Z”, simbol ky i ushtrisë ruse.

Sportisti rus provokon rëndë: E shfaq hapur shkronjën “Z” që përdoret nga ushtria ruse në Ukrainë gjatë Botërorit

Atleti e bëri këtë në shenjë përkrahje për agresionin rus në Ukrainë, dhe u pa si provokim për gjithë botën.

Pas këtyre ngjarjeve, Federata Internacionale e Gjimnastikës ka thënë se do të hapin masa disiplinore ndaj atletit rus.

Sjellja e tij është vlerësuar si ‘shokuese’. Në podium me të ishte edhe një atlet ukrainas./Demokracia.com/

Të ngjashme