Gjimnastja nga Ukraina, Daniela Batrona ka refuzuar kategorikisht të ngjitet në podium përkrah garueseve nga Rusia për të pranuar medaljen.
Batrona 15-vjeçar ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Gjimnastikës që po mbahet në Doha.
Ajo doli e treta në disiplinën e paraleles së shkallëzuar, por refuzoi ta pranojë medaljen përkrah garueseve ruse që fituan medaljen e artë dhe të argjendtë për shkak të sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës.
Me këtë veprim, Batrona ka treguar qëndrimin e vendit të saj karshi Rusisë.
Batrona refuzoi të ngjitet në podium së bashku me Victoria Listunovan e Maria Minaevan, të cilat morën pjesë si garuese neutrale për shkak të sanksioneve ndaj Rusisë.
Kështu që, duke parë vendosmërinë e ukrainases, organizatorët i mundësuan asaj që të ngjitet e vetme në podium dhe ta pranojë medaljen.
Batrova në podium ishte e mbështjellë me flamurin e Ukrainës./Demokracia.com/