Lajme
Marina ukrainase goditi anijen ruse ndërsa mbronte Odesan
Demokracia
14:14 | 07 Mars 2022

Share:

Forcat detare kanë goditur një anije ruse ndërsa mbronin rajonin e Odesa-s, tha marina e Ukrainës.

Anija u qëllua me armë zjarri në Detin e Zi, shkruan Sky News.

“Armiku është tërhequr sërish”, thuhet në një deklaratë të shkurtër në Facebook.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse kishte viktima.

Odesa është një qytet port kyç në Ukrainën jugore dhe është një objektiv i rëndësishëm për Rusinë.

 

Të ngjashme